Pse nuk ulet çmimi i naftës? Eksperti: Tregtarët abuzojnë, nuk ka konkurrencë
Çmimi i naftës është ulur në tregjet ndërkombëtare rreth 20% përgjatë 2 muajve të fundit. Por në Shqipëri, ai mbetet i pandryshuar dhe për këtë arsye, ekspertët ngrenë dyshime, që në vendin tonë, tregtarët operojnë si kartel.
“Që në momentin që hoqi dorë bordi i transparencës u bë një përqendrim apo kompani të tregtimit në shumicë dhe në pakicë të naftës po formohet një formë karteli dhe kjo është më se evidente. Diferenca në çmime nga një kompani në tjetrën janë zhdukur pothuajse fare”,-tha Klodian Muço.
Për Muçon, distributorët e naftës në Shqipëri paracaktojnë çmimet, duke dëmtuar kështu konkurrencën e lirë në treg.
“Në qoftë se ne në të kaluarën diferenca nga 1 lekë deri në 10 lekë nga një distributor te tjetri sot këto diferenca nuk ekzistojnë më. Heqja e bordit të transparencës së famshëm që të gjithë e kritikuan, tashmë që nuk ekziston më kompanitë po operojnë në një mënyrë që parapërcaktojnë çmimet të naftës. Abuzojnë tregtarët qoftë ata të shumicës si dhe të pakicës”,-tha Klodian Muço.
Autoriteti i konkurrencës në një studim të industrisë në 2022 evidentoj gati asnjë parregullsi në zinxhirin e distribucionit të naftës, ndërkohë që ky sektor sipas ekspertëve zotërohet gati 75% nga tre kompani të mëdha në vend. Ekspertët apelojnë për një monitorim të shtuar.
“Autoriteti i konkurrencës duhet ta monitoroj këtë fenomen. Si ka mundësi që çmimet në tregjet ndërkombëtare po bien, dollari është zhvlerësuar në raport me monedhën tonë vendase dhe çmimet në treg mbeten pothuajse të njëjta. Kur kemi tendencë rënëse çmimet në tregun shqiptar reagojnë shumë me vonesë, ndërsa kur ato rriten çmimet në vend reagojnë pothuajse menjëherë”, Klodian Muço.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)