Pse Serbia dhe Hungaria janë të rëndësishme për presidentin kinez
Xi Jinping viziton Serbinë për herë të dytë në më pak se dhjetë vjet.
Krahas Parisit dhe Budapestit, Beogradi është një nga ndalesat e presidentit kinez në turneun evropian.
Kjo është vizita e parë e Xisë në Evropë në pesë vjet.
Në Beograd qëndron më 7 dhe 8 maj, kur shënohet edhe 25-vjetori i bombardimit të NATO-s në Ambasadën e Kinës, shkruan REL.
Në Pekin, vizita në Serbi u përshkrua si forcim shtesë i “miqësisë së çeliktë” mes dy vendeve, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e quajti Xinë “mik të madh” të Serbisë.
Vedran Xhihiq, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Vjenës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kina po përpiqet që, në çdo mënyrë të mundshme, të gjejë një rrugë drejt tregut evropian dhe të forcojë ndikimin e saj në Evropë.
“Kina sheh në Hungari dhe në Serbi dy partnerët më të rëndësishëm në Evropë, një lloj dere që hap shtegun për një treg më të gjerë evropian, si dhe për disa investime strategjike”, thotë ai.
Si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia po i forcon marrëdhëniet e saj me Kinën, me të cilën bashkëpunon kryesisht në fushën e infrastrukturës.
Beogradi, gjithashtu, llogarit në mbështetjen politike të Kinës, sa u përket çështjeve që i konsideron me rëndësi jetike kombëtare, siç është Kosova.
Politologu Xhihiç vlerëson se vizita e presidentit kinez në Serbi, përveç aspektit ekonomik dhe tregtar, dërgon edhe një mesazh politik – se Serbia ka alternativë.
“… se përpiqet të punojë për thellimin e bashkëpunimit edhe me aktorë jashtë Perëndimit dhe, në këtë mënyrë, paraqitet si një lloj lojtareje autonome në plejadën e re gjeopolitike”, thotë ai.
Vuk Vuksanoviç, studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Serbia, me këtë vizitë, po pozicionohet edhe krah Rusisë.
“Serbia po demonstron edhe një herë se Kina, jo Rusia, është për momentin partnerja e saj më e rëndësishme në Lindje, sidomos tani kur lidhjet ruso-serbe janë nën vëzhgim të vazhdueshëm, për shkak të Ukrainës”, thotë Vuksanoviç.
Serbia është ftuar vazhdimisht nga Brukseli dhe Uashingtoni për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Autoritetet në Beograd thonë se e mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, por refuzojnë t’i vendosin sanksione Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit