Pse shqiptarët duan më shumë djem se vajza? Gjinekologu: Problem madhor në Shqipëri
Në vitin 2023 ka ende familje që zgjedhin të abortojnë mbi baza gjinore. Maksim Gjoni, mjek obstetër gjinekolog tha në një intervistë për Euronews Albania se aborti selektiv mbetet një problem madhor në Shqipëri.
“Aborti selektiv nuk është vetëm pjesë e shoqërisë sonë. Dikur ishte një reagim shoqëror ndaj luftës, por kjo mendësi ngeli gjatë edhe vonë si inerci e shoqërisë. Në vendin tonë është një problem edhe më madhor. Kërkesa për të pasur një djalë ekziston edhe në vende të tjera, por mundësia për të përcaktuar seksin e fëmijëve është i mundur përmes fertilizimit invitro. Shifrat janë alarmante në Shqipëri, raporti femra-meshkuj për lindjen e parë është 1-1 dhe në të dytin, por rritet në lindjen e katër 1-1, 26 që çon më shumë ndërprerje të shtatzënisë”, tha mjeku.
Ai këshilloi që të investohet më tepër tek grupmosha 30-35 vjeç që kërkojnë një bebe mashkull, në mënyrë që të mos e marrin këtë vendim.
“Prej vitesh ka qenë dëshira për meshkuj, edhe pse diagnoza e gjinisë në fillim të shtatzënisë ka qenë e dyshimtë, shumë familje respektonin qoftë edhe një dyshim për vajzë për të ndërprerë shtatzëninë. Nëse çiftet që kërkojnë pasardhës meshkuj janë të grupmoshës 30-35 vjeç, duhet te kjo grupmoshë të investohet më shumë që të mos e marrin këtë vendim”, u shpreh mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian
A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit
Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve