Pse Veliaj u dërgua te Blloku i Sigurisë dhe jo në polici? Avokati ndan detaje
Këtë të hënë është arrestuar me kërkesë të SPAK kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Lidhur me hetimet, akuzat si dhe faktin që ai është dërguar tashmë në Bllokun e Sigurisë, ka folur në Euronews Albania avokati Leonard Karaj.
Ai thekson se dërgimi i Veliajt në Bllokun e Sigurisë dhe jo në polici, shihet si një shmangie ndaj Policisë së Shtetit dhe se kjo e fundit nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi të marrë këtë të hënë.
“Fakti që nuk ka ikur në Drejtorinë e policisë por në Bllokun e Sigurisë, mndoj që është anashkaluar Policia e Shtetit. Altin Dumani më herët ka shprehur rezerva të jashtëzakonshme në raport me policinë, pra mënyrën se si ky institucion operon në rastet kur ka një vendim gjykate të kërkuar nga ana e organit të akuzës dhe duket qartazi që policia nuk ka qenë në dijeni të çështjes. Edhe në zyrën e Veliajt kanë shkuar vetëm zyrtarët e BKH-së të cilët i kanë lexuar Veliajt vendimin e gjykatës i cili tregon arsye pse po merret një masë sigurie ndaj tij. Nga ana proceduriale këtë detyrë duhet ta bëjë policia dhe BKH-ja.”, tha avokati.
Leonard Karaj ka treguar se kur mund të paraqitet para gjykatës Veliaj dhe ndan dyshimet se ndaj kryebashkiakut të Tiranës, nuk ka gjasa të ndryshohet akuza dhe masa e sigurisë e vendosur deri më tani.
“Veliaj është i detyruar që brenda 72 orëve të dalë përpara gjykatës për t’iu komunikuar apo rikonfirmuar akuza dhe masa e sigurisë. Dyshoj që mund të ketë një ndryshim mase ndaj tij, kjo jo për shkak se është Erion Veliaj por për shkak të ngarkesës penale që ka në 4 akuzat që SPAK i ka treguar”, shtoi avokati Leonard Karaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng