Pse vjen para fushatës zyrtari i lartë amerikan në Tiranë? Gazetari zbulon qëllimin

10 Prill 2023 | 14:24

Gazetari Poli Hoxha tregoi në një intervistë për Euronews Albania agjendën e zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin në Tiranë.

Sipas tij, Tirana po vendoset në qendër para 14 majit, pavarësisht zhvillimeve në Kosovë apo zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi.

“Pikërisht dy njerëzit që janë tekstualisht të ngarkuar për t’u marrë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, z. Rubin dhe z. Escobar, të dy paralelisht po vijnë dhe me fokus më të madh duket se kanë Tiranën. Kjo e gjitha bëhet, për mendimin tim, për situatën gjeopolitike.

Nëse për vizitën e z. Escobar nuk kam ndonjë të dhënë specifike për qëllimet, pavarësisht se kuptohen dhe janë të koordinuara, për z. Rubin dimë që vjen për dezinformimin e aktorëve si  Rusia dhe Kina në rajonin tonë,” – u shpreh Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026