Psikologia: U lumturova shumë kur vajza ime vendosi shaminë
1 shkurti është Dita Botërore e Hixhabit. Dita Botërore e Hixhabit u krijua me sugjerimin e studentes Nazma Khan nga Nju Jorku, e cila donte të inkurajonte gratë jomyslimane që të përjetonin veshjen e hixhabit për një ditë.
Ajo vendosi për këtë veprim pasi përjetoi shqetësime të shumta në Nju Jork pas sulmit terrorist në vitin 2001, sepse ajo mban një hixhab.
Psikologia Edlira Dyrmishi tha në emisionin GoodMorning Albnians se hixhabin e kishte vënë në moshën 16-vjeçare dhe madje për këtë ishte përjashtuar edhe nga shkolla.
Ajo tregoi se kishte shumë dëshirë që edhe vajza e saj të mbulohej, ndaj ishte gëzuar shumë kur ajo kishte vënë shami në moshën 14-vjeçare.
“Është një hap shumë i madh por nuk duhet parë sikur jemi para litarit. Vajza ime bën 18 vjeç këtë verë dhe e ka vendosur në moshën 14-vjeçare. Edhe unë ja kam kundërshtuar, jo se nuk e doja, e kisha ëndërr, por mendoja se ndoshta pak më vonë. Praktikimi i besimit është pjesë e përditshmërisë sonë. Një ditë vajza na mori në kafe mua dhe bashkëshortin dhe na tha: unë e di sa e do edhe ti, edhe ti këtë por unë po e bëj për veten, më hapni rrugën. Kur më tha kështu u gëzova se mendova, ajo ka reflektuar me veten para se ta bëjë këtë”, tregoi psikologia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike