Publicisti: Albin Kurti të ulet të bisedojë me ndërkombëtarët

26 Shtator 2023 | 22:00

Publicisti Veton Surroi tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se është me rëndësi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ulet të bisedojë me ndërkombëtarët.

Sipas tij fokusi duhet të jetë te normalizimi i marrëdhënieve sipas marrëveshjes franko-gjermane.

“Prej disa muajsh është kërkuar nga Kosova që të tërheqë njësitë e veta speciale dhe ky është një non sens sepse po mos të kishte prani policore Kosova aty do të ishte një zbrazëti që do ta mbushnin njerëzit e Radiojiçiçit. E njëjta gjë vlen dhe për kërkesat e tjera ku thuhet jo duhet të hyjë ky, në cilën godinë do të jetë kryetari i komunës së Leposaviçit apo i Zveçanit. Këto kanë qenë kërkesa non sens, ndërsa duke u marrë me këto imtësira është harruar konteksti i madh dhe konteksti i madh është se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur të dakordojnë për normalizimin e marrëdhënieve sipas marrëveshjes franko-gjermane,” – u shpreh Surroi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026