Pukë| Rrëshqiti si pasojë e terrenit të vështirë, gjendet pa shenja jete 55-vjeçarja

12 Tetor 2024 | 21:05

Këtë të shtunë një 55-vjeçare është gjetur e pajetë në Pukë, pasi rreth orës 19:10, shtetasi N. D. njoftoi sallën operative se kishte gjetur pa shenja jete shtetasen R. D., e cila është nusja e xhaxhait të tij dhe kishte dalë për të kullotur bagëtitë e imta në territorin e fshatit Kabash.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se R. D. ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë, çka ka rezultuar në humbjen e jetës së saj.

Një grup hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur detajet e këtij incidenti tragjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026