Pulisic dhe Maignan vendosin derbin, Milan mposht Interin 1-0
Derbi i Milanos është fituar nga kuqezinjtë, të cilët mposhtën minimalisht Interin dhe u ngjitën në vendin e dytë në klasifikim ndërsa kampionati italian kryesohet nga Roma me 27 pikë.
Një gol i amerikanit Pulisic vulosi derbin e Madoninës ndërsa përballja në “Meazza” ishte tejet interesante, me raste të shpërdoruara, një penallti të humbur dhe një super Maignan.
Në tërësi, Interi luajti më mirë, duke provuar ta rrezikojë disa herë kundërshtarin, sidomos në pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në fraksionin e dytë, Milan gjeti menjëherë avantazhin me Pulisic. Në minutën e 74’, zikaltrit kishin mundësinë e artë për të rikthyer ekuilibrat, por Calhanoglu gaboi nga pika e bardhë, falë pritjes së shkëlqyer të portierit Maignan.
Në vijim, asgjë nuk ndryshoi dhe Milan mori fitoren e radhës në derbi, ku Inter nuk fiton që prej prillit të 2024-ës. Në 6 ndeshje të fundit janë 4 fitore për kuqezinjtë dhe 2 barazime.
Sa i përket klasifikimit, në krye qëndron Roma, e cila mori fitoren e radhës ndaj Cremonese në transfertë.
Skuadra e Gasperinit po zhvillon një sezon fantastik dhe ka 27 pikë, 2 më shumë se Milan dhe Napoli që e ndjekin.
Të dielën, romanët fituan 1-3 me golat e Soule, Ferugon dhe Wesley Franca, ndërsa për Cremonese realizoi Folino.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë