Kërkesat e të rinjve që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura janë shtuar, për shkak edhe të benefiteve gjatë studimeve por edhe për faktin se pajisen me 2 diploma pas kësaj shkolle.
Blerina Vorpsi, drejtoreshë e kurrikulave në Akademinë Ushtarake tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euroneës Albania se janë 70 kuota që pranohen në FA gjatë një viti dhe aplikimi bëhet njësoj si për degët e tjera të shërbimit civil.
Ajo u shpreh se në programet që ofrohen në FA nuk ka tarifa studimi por trajtohen që ditën e parë me pagesë dhe siguracione derisa të marrin titullin oficer dhe të paguhen sipas gradave.
“Që prej 2020 Akademia është pjesë e arsimit të lartë ndaj për t’u bërë pjesë duhet të aplikohet që në gjimnaz, të plotësojnë formularin dhe në 30 korrik fillojnë aplikimi ku zgjidhet një nga 3 programet e studimit; teknologji informacioni dhe komunikim në fushën e mbrojtjes, marrëdhënie ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe shkenca komunikimi në fushën e mbrojtjes. Ka disa kritere për t’u pruar siç janë kriteret shëndetësore dhe pastërtia e figurës, janë 70 kuota gjithsej. Në programet që ofrohen në FA nuk ka tarifë studimi por trajtohen që ditën e parë me pagesë dhe siguracione derisa të marrin titullin oficer dhe të paguhen sipas gradave. Punësimi është i sigurt”, tregoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Snajperistet ukrainase, si luftëtaret femra po bëjnë rrugë në Forcat e Armatosura
- Ish-drejtori i MEICO deklaratë për Gërdecin: Forcat e Armatosura janë përgjegjëse