Punonjësit e Bankers Petroleum protestë në Marinzë: S’kërkojmë lëmoshë, por drejtësi
Dhjetëra punonjës të kompanisë Bankers Petroleum janë ngritur sot në protestë para zyrave të kompanisë në Marinzë, gjatë orarit të pushimit, në një tubim të organizuar nga Sindikata e Sektorit të Hidrokarbureve.
Me pankarta në duar, protestuesit i bënë thirrje drejtuesve të kompanisë që të ndalojnë së injoruari zërin e tyre dhe të marrin parasysh kërkesat kryesore, ndër të cilat: respektimi i të drejtave të punëtorëve, rritja e pagave, zbatimi i kontratës kolektive, ndalimi i intimidimit dhe presionit psikologjik, trajtimi i barabartë i punonjësve, aplikimi i statusit të naftëtarit dhe përmirësimi i kushteve të punës.
Kryetari i Sindikatës, Dritan Shahu, kërkoi një reagim të menjëhershëm nga kompania.
Ndërsa sekretari i Sindikatës së sektorit të hidrokarbureve, dega Fier, Dritan Rrapushi, u shpreh, se nuk kërkojnë lëmoshë por drejtësi sociale.
“Ne nuk kërkojmë lëmoshë, por drejtësi sociale. Prej vitesh kemi qenë të grabitur,” tha ai.
Punonjësit e pranishëm, mes tyre Renato Tahaj dhe Saimir Beraj, theksuan se prej vitesh punojnë në këtë kompani, por vetëm “nëpërkëmben”.
Organizatorët paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, protesta e sotme do të jetë vetëm fillimi i një serie veprimesh më të ashpra, të cilat mund të përshkallëzohen deri në grevë, me pezullimin e aktivitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024