Punonjësit e hekurudhave në Britani të Madhe në grevë

21 Qershor 2022 | 14:25

Shërbimet e hekurudhave në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të funksionojnë plotësisht gjatë ditës së sotme duke paralizuar lëvizjen e qytetarëve, cilësuar një nga grevat më të mëdha në 30 vite.

Mijëra pjesëtarë të stafit në “Network Rail” dhe 13 operatorë hekurudhorë u larguan nga mesnata pasi bisedimet e fundit për të shmangur grevat dështuan.

Shërbimet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të preken sot, më datë 23 dhe 25 të këtij muaji dhe vetëm një në pesë trena do të qarkullojnë.

Ndërprerja e madhe është për shkak te mosmarrëveshjeve mbi pagën, sigurinë dhe kushtet e punës.

Sindikata po kërkon një rritje pagash prej të paktën 7% për të kompensuar koston në rritje të jetesës, por thotë se punëdhënësit kanë ofruar një maksimum prej 3% me kusht që të pranojnë edhe shkurtime të vendeve të punës dhe ndryshime në praktikat e punës.

Qeveria thotë se kërkesat shumë të larta për paga do ta bëjnë të vështirë ndalimin e inflacionit në rritje.

Sindikatatat paralajmërojnë një grevë 24 orëshe në metronë e Londrës, e cila gjithashtu do të shkaktojë ndërprerje të madhe në metro.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026