Punonjësja e fasonerisë: Na detyronin të punonim me orar shtesë të papaguar
Rreth 70 gra, punonjëse në një fasoneri në Fier, janë detyruar të lënë punën dhe të dalin në protestë disa herë, pasi prej 2 muaj e gjysmë nuk kanë marrë pagën e tyre. Ato ankohen se prej gushtit të kaluar kanë pasur vonesa të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare nga pronari i kompanisë private të rrobaqepësisë.
Një nga punonjëset e fasonerisë, Ornela Bruhamaj, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se punonin dhe me orë shtesë por që nuk paguheshin për to.
Më tej, ajo theksoi se pasi bënë protestën i pushuan nga puna, ndërkohë që nuk ua kanë dhënë rrogën për dy muajt e fundit.
“Dy muajt e fundit nuk jam paguar. Unë e kisha rrogën 380 mijë lekë të vjetra. Orari nuk ishte i zgjatur, vetëm kur na detyronin që të punonim me orë shtesë. Nuk na paguanin për orarin shtesë. Tani nuk na kanë dhënë ndonjë arsye pse nuk na i ka dhënë pagat. Pas protestës na kanë pushuar nga puna”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret