Pushimet e shqiptarëve, 800 euro deri në 20 mijë euro çifti, për Turqi dhe Dubai

25 Gusht 2023 | 17:02

Rritja e paketave turistike, nuk i frenoi qytetarët shqiptarë, të kalonin sezonin veror, jashtë vendit.

 “Shqiptarët preferojnë Turqinë, kanë preferuar Dubain, por në shtator, tetor, pas gushtit për shkak të temperaturave të larta që ofro, këtë vit ka pasur goxha rritje çmimesh sidomos zona e Bodrumit dhe Antalias, diku se 40% ka qenë rritje e çmimeve”,-tha Melisa Hajdini, operatore turistike.

Ndryshe nga vitet e tjera, operatorët turistik, thonë se familjet bënë disa kompromise sa u takon pushimeve verore.

“Familjet që vjet morën resortet e luksit këtë vit anë ulur nivelin e tyre, tek resortet mesatare. Familjet normale morën resortet ekonomike, kanë çmime të ulëta, por kushte të mira, çmimet kanë variuar nga 800 euro për çift, më i shtrenjti mund të shkojë deri në 20 mijë euro çifti. Në zonën e Bodrumit. Dubai ka ofruar paketat 400 euro për person, 5-6 ditë ka pasur çmime të përballueshme”,-tha Melisa Hajdini, operatore turistike.

Ndryshimi i kursit të këmbimit dhe rënia e euros, ndikoi tek udhëtimet, drejt Greqisë. Të rinjtë ishin ata që i rezervuan më së tepërmi, pasi nuk u ofrua udhëtimi me avion por me autobus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026