“Pushtetarët u zhdukën”- Berisha: S’ndalemi deri në krijimin e qeverisë teknike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bashkua protestuesve që bllokuan qarkullimin në pesë nyje kyçe të kryeqytetit. Pasi marshoi nga rruga e Elbasanit, Berisha iu bashkua tubuesve para Bashkisë së Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se aksioni opozitar nuk do të ndalet deri në krijimin e një qeverie teknike, duke garantuar zgjedhje të lira.
“Tirana në duart e qytetarëve nuk ka qenë kurrë si sot. Pushtetarët janë zhdukur, kryeqyteti është në duart e popullit. As moti i keq dhe as shiu nuk na ndaluan. Ne jemi këtu më shumë se kurrë, nga e gjithë Shqipëria, për të çuar përpara këtë betejë që nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira. Ne do të fitojmë, është radha jonë,” deklaroi Berisha.
Ai vlerësoi rolin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit si një simbol të rezistencës ndaj regjimit aktual:
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është aleanca më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ata bënë një betejë jo vetëm për një ndërtesë me vlera artistike, por për artin dhe kulturën, duke u bërë një shembull i rezistencës ndaj regjimit,” tha Berisha.
Akset e bllokuara janë: “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024