Pushtimi i Ukrainës mund të ndikojë raportet Kosovë-Serbi, thotë Peleshi

9 Shkurt 2022 | 22:21

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndikonte në politikat e brendshme të disa vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe proceset politike mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania ku sqaroi tha se vende si Serbia apo Bosnjë-Hercegovina mund të ndikoheshin në politikat e tyre të brendshme në rast të një pushtimi të mundshëm rus ndaj Ukrainës.

Ai përmendi çështje të nxehta dhe ende të hapura në Ballkan siç është veriu i Kosovës, dialogu Kosovë-Serbi të cilat mund të ndikohen nëse ndodh një sulm ushtarak.

“Nuk dua ta mendoj si përplasje të ushtrive dhe pozicionim të shteteve por e kam fjalën për përshkallëzim të situatës, ndikim të situatës së politikës së brendshme në vende si Serbia që janë të ndikuara nga Rusia. Kemi pika të nxehta si veriu i Kosovës dhe në vende të tjera ka faktorë të tërë që presin mjegullën për të vepruar. Shqipëria është e lidhur në një konflikt që mund të ndodhë në Kosovë, ne jemi krah tyre. Po flas për konflikte politike, për prishje të proceseve politike. Kemi dialogu në Kosovë, Ballkanin e hapur por të gjitha këto në ndikimin e një konflikti të tillë nuk mund të kenë progres por vetëm regres”, tha ministri Peleshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026