Pushuesit nga Kosova largohen nga Shqipëria, shkak trajtimi i pabarabartë

11 Korrik 2024 | 17:33

Shqipëria ishte deri një vit më parë, destiancioni i preferuar për pushimet verore për qytetarët e Kosovës. Por duket se këtë vit gjithçka ka ndryshuar. Numri i personave që shfaqin interes për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar ka rënë dukshëm.

“ka një rënie të numrit të interesuarve që shkojnë në Shqipëri, pasi tashmë me liberalizimin e vizave janë hapur shumë dritare”,tha Baki Hoti, nga unioni i turizmit në Kosovë.

Përveç liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, një tjetër faktor kyç janë edhe çmimet e kripura që ofrojnë shërbimet në Shqipëri. 

“Duke pasur parasysh rritjen drastike të çmimeve që nga Durrësi deri në Sarandë, kërkesa për të pushuar nga shqiptarët e Kosovës është zvogëluar mbi masën 40-60%”,-tha Ruzhdi Kurtishaj.

Sipas Kurtishajt, përveç ngritjes se çmimeve ne shume raste ka trajtim jo te barabarte te pushuesve kosovar me atë nga vendet e BE. 

Sipas operatoreve turistik, pavarësisht rënies se interesimit, Shqiperia vazhdon te mbetet nje nga vendet me te vizitituara nga shtetasit e Kosovës, bashke me Turqinë, Malin e Zi, Por këtë vit ka edhe nje rritje te kërkesave për të pushuar ne bregdetin grek. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në...
14:46 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026