Putin: Ekonomia ruse u tkurr, por tejkaloi pritshmëritë
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se ekonomia ruse mund të jetë tkurrur 2.5 për qind më 2022, mirëpo ka pasur performancë më të mirë nga sa kanë pritur shumë ekspertë.
Putin i ka bërë këto deklarata pas një takimi me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë ministrin e Financave dhe shefin e Bankës Qendrore, dhe ka thënë se duhet të stimulohet rritja e pagave, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Dinamika aktuale ka qenë më e mirë sesa që e kanë parashikuar shumë ekspertë. Sipas Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, bruto-prodhimi i brendshëm i Rusisë në periudhën janar-nëntor 2022 është ulur, mirëpo vetëm 2.1 për qind”, ka thënë Putin.
“Shumë ekspertë në shtetin tonë, pa i menduar të huajt, kanë parashikuar ulje prej 10 dhe 15 për qind, madje edhe 20 për qind. Për vitin në përgjithësi, ulja pritet të jetë 2.5 për qind”, ka thënë ai.
Lufta në Ukrainë dhe vendosja e sanksioneve perëndimore kanë dëmtuar shumë sektorë të ekonomisë ruse, përfshirë edhe kufizimin e eksporteve të naftës dhe gazit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:06 Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 10:56 Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë
- 10:54 Ministri i Jashtëm i Iranit konfirmon se Izraeli planifikoi të vriste negociatorët e Teheranit gjatë bisedimeve për paqe
- 10:44 Kina nis patrulla të reja në lindje të Tajvanit pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar
- 10:44 Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
- 10:37 Një tërmet i fortë godet Kilin, sa ishte magnituda?