Putin i kërkon Gazpromit që gazi rus të shitet në rubla
Presidenti Vladimir Putin deklaroi të mërkurën se Rusia do të fillojë të shesë gazin natyror ne valutë ruse (rubla) për të gjithë ato vende, qe vendosen sanksione dhe ngrinë asetet duke kërcënuar rezervat e Bankës Qendrore ruse.
“Javët e fundit janë marrë masa të jashtëligjshme ndaj Rusisë nga disa shtete të Perëndimit duke ngrirë asetet ruse. Me këtë veprim, Perëndimi ka vënë në dyshim besueshmërinë e valutave të tyre. Kam marrë këtë vendim për të ndryshuar sa me shpejt valutën e pagesave në rubla për gazin natyror për ato vende që kanë qasje jo miqësore ndaj nesh”, tha presidenti rus.
Putin deklaroi se ndryshimet do të ndikonin vetëm valutën me të cilën do të kryheshin pagesat dhe se qeveria dhe Banka Federale Ruse duhet të mendonin brenda kësaj jave për një zgjidhje se si këto operacione financiare do zhvilloheshin në valutën ruse.
“Dua të nënvizoj se Rusia do të vazhdojë të furnizojë me gaz sipas nevojave dhe çmimeve të caktuara në kontratat e nënshkruara më parë. Këto ndryshime kanë të bëjnë vetëm me valutën me të cilën do të kryhen këto pagesa. I kërkoj qeverisë që t’i urdhërojë kompanisë ‘Gazprom’ që të bëjë ndryshimet e nevojshme në kontratat për gazin”, deklaroi Putin.
Gjatë muajit të fundit Monedha vendase ruse rubla është zhvlerësuar në nivele rekord. Kjo valutë ka rënë pasi Perëndimi vendosi sanksione të ashpra ekonomike dhe Kremlini vendosi kontrolle të kapitalit në përpjekje për të ndaluar rrjedhën e parave nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:01 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)