Putin: Operacionet tona në Donbas nuk ndalen
Në jug të Ukrainës, kundërsulmi ukrainas ka dështuar të rimarrë pozicionet ruse, por autoritetet pro-ruse pohojnë se sulmet vijojnë ndaj ndërtesave administrative në qytetin Kherson.
Në Ukrainën lindore, në Luhansk, në një shpërthim raportohet se është vrarë një prokurori i lartë i administratës separatiste, Sergei Gorenko, dhe zëvendësi i tij.
Moska e cilësoi “një akt terrorist”.
Sulmet të tillë i bëjnë shumë njerëz të besojnë se Putini e ka humbur avantazhin në luftë, por nga Uzbekistani ai u përpoq të thoshte se gjithçka është nën kontroll.
“Operacionet tona sulmuese në Donbas nuk ndalen. Ato vazhdojnë me një ritëm të ngadaltë, por Federata Ruse po pushton gradualisht territore të reja.Dua të tërheq në vëmendjen tuaj faktin se ne nuk po luftojmë me të gjithë ushtrinë ruse, por vetëm me pjesë të veçanta të saj. Sigurisht kjo është e lidhur me parametrat e ushtrisë sonë, ne nuk po nxitojmë për të përfunduar operacionin ushtarak” shprehet presidenti Putin.
Duke publikuar këto pamje, Rusia pretendon se po kryen sulme në perëndim.
Moska pretendon se po fiton gradualisht terren në Lugansk, ndërsa humbet terren në Donetsk.
Qeveria ukrainase publikon gjithashtu imazhe, ku tregohen armët e braktisura ruse në Donbas ndërsa tanket ukrainase përparojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng