Qarkullonte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë! I gjendet drogë në banesë

23 Nëntor 2025 | 12:30

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi u kap teksa qarkullonte në automjet i armatosur. Policia njofton se 23-vjeçari u prangos në aksin Lezhë-Shkodër në fshatin Mabë.

Nga kontrollet e kryera në mjetin tip “BMW” u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e të riut në lagjen “Salo Halili” në Shkodër, ku sekuestruan një sasi të vogël kanabis.

“DVP Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “AKSI”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari nga Shkodra. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave që qarkullojnë të armatosur apo mbajnë në banesë armë zjarri pa leje, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një të ri që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Aksi”.

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, në fshatin Mabë, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip BMW që dyshohej se udhëtonte i riu i armatosur dhe e ndaluan për të ushtruar kontroll.

Gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit dhe të çantës që mbante me vete, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër, u ushtrua kontroll edhe në banesën e tij në lagjen “Salo Halili”, në Shkodër, ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde narkotike, e dyshuar kanabis.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. C., 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026

Shqipëria një hap larg kalimit në euro

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për adoptimin e euros si monedhë kombëtare. Në projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i nxjerrë për konsultim publik,...
18:51 | 16/07/2026

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026