Qëllohen me karrige e shkop bejzbolli, pamjet nga sherri i dhunshëm në Korçë
Një përleshje masive e shoqëruar me dhunë fizike dhe përdorim armësh të ftohta ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen nr. 1 të qytetit të Korçës.
Euronews Albania ka siguruar pamjet e sherrit të dhunshëm, ku shihet sesi konflikti nisi fillimisht me një debat verbal dhe më pas degjeneroi në dhunë fizike, ku u përdorën sende të forta, përfshirë karrige dhe shkopinj bejzbolli, si dhe një mjet prerës.
Si pasojë e përplasjes, dy persona mbetën të plagosur me thikë dhe disa të tjerë të lënduar ndërsa policia ka arrestuar 10 të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër shtetas 38-vjeçar.
Mes të ndaluarve është edhe një 54-vjeçar, i dyshuar si autor i plagosjes me thikë, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza penale, përfshirë tentativë vrasjeje dhe mbajtje të paligjshme të armëve të ftohta.
Nëntë të arrestuarit e tjerë, të moshave nga 21 deri në 51 vjeç, akuzohen për përfshirje në konflikt dhe plagosje me dashje.
Ndërkohë, pronari i lokalit është vënë nën hetim në gjendje të lirë për punësim të paligjshëm, pasi gjatë verifikimeve rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit
PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re
- 12:07 BE kërkon rregulla më të forta për fëmijët në mediat sociale
- 12:06 Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të
- 12:02 Francë, zjarri shkatërron 800 hektarë pyll pranë Fontainebleau pranë Parisit, mbi 1000 banorë në rrezik (VIDEO)
- 11:58 Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
- 11:46 Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit