‘Qëlloi kunatën, më pas vëllanë’, gazetari tregon detajen për vrasjen e dyfishtë
Gazetari Edison Vatnikaj ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Vatnikaj u shpreh se Arseni ka qëlluar fillimisht kunatën e tij, Norën dhe më pas vëllanë Dritanin.
“Fillimisht, në momentin që ka hyrë në agjenci, ai ka parë që vëllai i tij, Dritani qëndronte te tavolina e kompjuterit, ndërsa bashkëshortja e Dritanit, Nora po qëndronte në këmbë. Ai ka qëlluar fillimisht Norën dhe më pas i është kthyer Dritanit duke e qëlluar këtë të fundit dhe duke i lënë të vdekur. Ka qendruar për disa sekonda brenda agjencisë, ka bërë disa veprime të çuditshme që sipas grupit hetimor, bëhet fjalë për një gjendje të rënduar paikologjike të tij”, theksoi gazetari.
Vrasja e dyfishtë në Tiranë
Dy janë pistat kryesore në të cilat po heton policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, ku Arsen Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën e tij, Dritan dhe Nora Muskurtin.
Pista kryesore është ajo e një konflikti të mundshëm lidhur me biznesin e agjencisë turistike, ku dhe ndodhi ngjarja.
Në bazë të deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), rezulton se vëllezërit Dritan dhe Arsen Muskurti, kanë qenë bashkëpronarë deri në vitin 2018.
Më pas agjencia i ka kaluar tërësisht në pronësi Dritan Muskurtit, i cili mbeti viktimë të martën në kryeqytet.
Ndërsa, në profilin e tij në Facebook, autori i krimit Arsen Muskurti, profil të cilin e kishte me emrin Hamza Muskurti, akuzonte vëllanë dhe kunatën se kryenin veprimtari të paligjshme dhe në kundërshtim me rregullat fetare.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:48 Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 12:37 Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare