‘Qëlloni në mish’- Xhaxhai i Aleks Nikës: Dorëzuam në SPAK kasetën për ’21 Janarin’

19 Nëntor 2023 | 20:35

Xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit, Mark Nika, është shprehur se familjarët e tij kanë dorëzuar në SPAK një kasetë, që sipas tij, tregon të gjitha urdhërat e komandës së Gardës, për të hapur zjarr.

Përmes një lidhjeje për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai ka thënë se Ndrea Prendi pasi ka dalë nga Këshilli i Ministrave, ka dhënë urdhër të qëllohet drejt protestuesve.

Ai kërkoi që çështja të hetohet nga SPAK, pasi sipas tij, është një çështje shumë sensitive.

“Ne si familjarë e kemi pritur prej kohësh këtë vendim. Gjykata e Strasburgut dha një vendim që i hap rrugë drejtësisë shqiptare që ta rihetojë edhe njëherë atë çështje. Për ne nuk është rihetuar plotësisht, pasi nuk ka pasur vullnet politik. Ky krim prej 13 vitesh ngeli i pandëshkuar, provat u prishën, nuk u kryen hetimet e plota dhe ngeli në sirtarët e Prokurorisë së Tiranës.

Ne kishim kërkuar në një kallëzim në SPAK që të fillohej një hetim penal për ish-kryeministrin dhe ministrin e Brenshëm të kohës. Berisha deklaroi atëherë se vrasjet u kryen për të mbrojtur pushtetin, pasi kishte një grusht shteti. Ministri i Brendshëm i kohës kishte pranuar se vrasjet janë brenda kornizës ligjore. Ne kërkuam nga Prokuroria e Tiranës që të thirren dhe të japin shpjegime mbi këto deklarata publike.

Ne kemi një kasetë regjistrim, ku janë përshkruar të gjithë urdhërat e komandës, grupit të zjarrit dhe është urdhëruar hapja e zjarrit pasi Ndrea Prendi ka dalë nga aparati i Këshillit të Ministrave, ka thënë të qëllohet në mish. Ky fakt na çoi ne të bëjmë një padi në SPAK që kjo çështje të hetohet nga ata. Është një çështje shumë sensitive”, u shpreh xhaxhai i Aleks Nikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026