Qëndistarja nga Kruja: Nuk do të ketë më Marigo në të ardhmen, gocat sot përtojnë
Lindita, qëndistarja nga Kruja e cila prej 40 vitesh kryen këtë profesion, zbuloi në një intervistë për Real People, në Euronews Albania, pasionin që ka për qendisjen.
Ajo u shpreh se brezi i ri është plotësisht i painteresuar në qendisjen e flamurit kombëtar apo veshjeve të tjera tradicionale.
Lindita shtoi se me shumë mundesi nuk do të ketë më Marigo në të ardhmen, pasi të rinjtë sot dëshirojnë të emigrojnë.
“Kujt t’ia trashëgojmë, të rinjtë nuk duan të punojnë, përtojnë. Unë kam dy çuna, goca nuk kam. Çunat i ka mësuar im shoq që të qepin pantallona, me e pas për kulturë për veten e tyre. Me shpirt do e doja një goc. Por tani ma bënë kalamajtë gocën, jam bërë gjyshe me mbesë. Kam mësuar nja dy mbesa të burrit, e mësuan dhe ikën pastaj në Itali, e kanë lënë si profesion. Vajzat e reja nuk futen se është punë e lodhshme. Kanë ardhur shoqata nga Tirana, t’i mësoja, por nuk kishin asnjë interes vajzat.
S’besoj të kemi Marigo në të ardhmen, gocat e reja nuk duan të punojnë. Mora dhe një goc nga Kruja ta mësoja dhe ajo iku e la. Të gjithë kanë mend që të ikin jashtë. Nuk mendon njeri të shtrohet dhe të punojë këtu për momentin. Ndoshta më vonë do të ndryshojnë gjërat dhe do të kthehen.
Me kalimin e kohës do t’i thërrasin nevojës, pasi sot janë bërë të gjithë me shkoll dhe aio që di dhe ai që s’di.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 19:19 Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë