Qëndrimi me “detyrim” i mjekëve, studentja zbulon kontratën për të marrë diplomën

21 Qershor 2023 | 12:10

Studentja në vitin e pestë të mjekësisë, Kiada Hoxha, tha në një intervistë për Euronews Albania se propozimi për të paguar 4-5 mijë euro vitin nëse nuk lidhin një kontratë për të mos u larguar nga Shqipëria menjëherë pas përfundimit të studimeve, iu ka ardhur papritur.

Sipas saj nuk janë vetëm studentët që aktualisht po marrin mësime në Fakultetin e Mjekësisë, por dhe ata që kanë përfunduar dhe nuk preken nga ky draft që kanë reaguar pas njoftimit.

“Ne na është vendosur si kusht që të nënshkruajmë një kontratë, ndoshta viti që vjen, viti i ri akademik, për të punuar 3 vite pas përfundimit të periudhës tonë studimore prej 6 vitesh aty ku do të jetë e nevojshme për të ofruar shërbim shëndetësor në të gjithë rajonin,” – u shpreh Hoxha.

Ajo tregoi se kontrata përfshin vetëm 6-vjeçarin e shkollës, pastaj në rast se do të bëjë edhe një specializim që mund të zgjasë 3-4 vite në varësi të degës, në mënyrë që ky specializim të paguhet me tarifën e shtetit dhe jo me të plotën, edhe këtu duhet të qëndrosh 3 vite të tjera.

Pra, për çdo student që përveç shkollës do bëjë dhe specializimin, qëndrimi “i detyruar” do të jetë 6 vjet.

“Të them të drejtën shumica prej nesh nuk do të zgjedhë një specialitet me kuotë të pambuluar sepse është e pamundur; është shumë e vështirë që të përballohet e plotë.”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026