Qentë endacakë rrezik për qytetarët në Vlorë, shoqatat kërkojnë sterilizimin e tyre

1 Shkurt 2024 | 16:44

Qentë endacakë janë kthyer në shqetësim të përditshëm për banorët e Vlorës, të cilët përballen çdo ditë me agresivitetin e tyre.

Mungesa e politikave për sterilizim të tyre gjatë kohës së shumimit ka sjellë anomali të shtuar në këtë drejtim.

Orët e mbrëmjes janë ato më të vështirat, ku shpesh banorët përballen me agresionin e qenve të rrugës.

“Qentë këtu s’i kanë vaksinuar kurrë, kjo është anormale, nuk ka shtet”, tha një prej qytetarëve.

Mungesa e politikave të mirëfillta për kafshët në situatë rruge dhe veçanërisht qentë ngrihet edhe nga organizatat me në fokus kafshët.

Sipas Liljana Breshanit, aktiviste e shoqërisë civile dhe drejtoresha e organizatës të mbrojtjes së kafshëve endacake, shumimi i qenve endackaë bën që shumica e tyre të jenë kërcënim për qytetarët.

“Kjo është një pasojë aktuale që ne të gjithë po e prekim, disa edhe po e vuajnë me agresivitet të tyre, por kjo pasojë e ka një shkak, për janë disa shkaqe të ndryshme, shkaku i parë është mbartja e problematikës nga e kaluara, shkaku tjetër është mungesa e politikave nga pushteti vendor i cili nuk e ka pasur fare në focus këtë lloj kategorie. Ka një shtim sepse mungesa e politikave sjell këtë gjë, një fakt, nqs një cift qensh nuk sterilizohet për 6 vjet, ata Brenda 6 vjetëve do të sjellin 67 mijë qen prezent në qytet, propabiliteti është një propozion gjeometrik dhe është i frikshëm”, tha Liljana Breshani, drejtoresha e Organizatës së Mbrojtjes së Kafshëve Endacakë.

Sipas Breshanit, zgjidhja është e thjeshtë por nuk ka iniciativa nga pushteti vendor për të përmirësuar situatën në qytet.

“Shkojnë ankohen në Bashki dhe thonë, përse nuk e hapni strehën? Strehat kanë kosto. A kemi ne mundësi si Bashki kur kemi kaq shumë njerëz në nevojë që marrin përkrahje sociale, që janë ende pa shtëpi, të ketë lluks ky qytet për të bërë strehën e madhe. Nuk mund të ndërtohet një strehë në një qytet të Shqipërisë nqs nuk janë ndërtuar strehat e kafshëve në të gjitha rrethet e  Rep.e Shqipërisë”, tha Breshani.

Aktualisht, bashkia e Vlorës nuk ka parashikuar një fond dedikuar sterilizimit duke e lënë situatën të paadresuar për zgjidhje.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026