Qeveria çon në Kuvend raportin me 86 faqe për negociatat e anëtarësimit në BE
Këshilli i Ministrave ka dorëzuar në Kuvend raportin për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE për vitin 2025 dhe 4 muajt e parë të 2026.
Raporti prej 86 faqesh jep një pasqyrë të detajuar mbi situatën ku ndodhet vendi ynë në negocimin e kapitujve dhe objektivi për plotësimin e kushteve përmbyllëse për 10 kapituj brenda vitit 2026-2027.
“Përgjatë Tetor 2024 – Nëntor 2025, në Fazën e Ndërmjetme (midis çeljes së negociatave dhe mbylljes së tyre), pra atë të plotësimit të “Kushteve të Ndërmjetme” në “Themelorët” (përkatësisht 24 Kushte në Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitulli 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”), puna për të cilat u zhvillua gjatë vitit 2025 dhe u përmbyll nga Shqipëria në Janar 2026, drejt Fazës së mbylljes së negociatave. Ku gjatë vitit 2025 u punua për të qënë teknisht gjatë duke lëvruar të gjitha masat për Kushtet Mbyllëse të negociatave të përcaktuara nga Bashkimi Evropian, të paktën për 3 kapitujt e parë (30, 26, 25), ku në muajin Mars u përfundua dhe me avancime të mira dhe për të paktën 7 kapitujt të tjerë. Informacioni për progresin gradual të vendit për të gjitha çështjet, i është dërguar më parë sistematikisht (në çdo 3 muaj) Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga Ministri i Shtetit dhe Kryenegociator në emër të Grupit Negociator të Republikës së Shqipërisë, respektivisht me shkresat, shkresa nr.2508 prot., datë 20.05.2025, me lëndë “Dërgim raporti Kuvendit të Shqipërisë për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian për tremujorin e parë të vitit 2025”, shkresa nr. 3996 prot., datë 06.08.2025, me lëndë “Dërgim raporti Kuvendit të Shqipërisë për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian për tremujorin e dytë të vitit 2025”, shkresa nr. 860/1 prot., datë 25.02.2026, me lëndë “Mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit për dy mujorin dhe katërmujorin e tretë të vitit 2025, shkresa nr. 85 prot. (e kufizuar), datë 25.02.2026 me lëndë “Përcjellje e informacionit mbi zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Procesin e Negociatave të Anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian””, thuhet në raport.
Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret