Qeveria e re e Kosovës në pikëpyetje, Albin Kurti regjistrohet si deputet

10 Prill 2025 | 16:38

Edhe pse LVV doli forcë e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, ajo ende si ka numrat për të formuar qeveriNë e re. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti që shpesh ka shprehur besimin se me 15 prill, datën e vendosur nga Presidentja Vjosa Osmani për konstituimin e Kuvendit, do ta formojë qeverinë, sërish ai ka refuzuar ti përgjigjet mediave për këtë situatë apo në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Po ashtu Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet edhe për refuzimin që i bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë në lidhje me ftesën e bërë nga vetë kreu i qeverisë aktuale të Kosovës për diskutime me këtë forcë politike.

Kryeministri në detyrë kishte ftuar kryetarin e LDK-së për takim konsultues gjatë ditës së mërkurë në tri orare të ndryshme. Por në përgjigje, kreu i LDK-së theksoi se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy palëve politike, për formimin e Qeverisë së re.

Ndërkaq këtë të enjte, kreu i LVV-së Albin Kurti është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, proces i cili ka nisur në orën 09:00  të mëngjesit dhe do të mbyllet në orët e pasdites.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga 15 prilli, datë kur pritet të konstituohet Kuvendi, ende nuk janë të qarta skenarët e formimit të qeverisë së re në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026