Qeveria e re në RMV, Presidenti pritet t’i japë mandatin koalicionit të shumicës

5 Gusht 2020 | 14:18

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur zyrtarisht gara për formimin e qeverisë së re, pas mbledhjes konstituive të Kuvendit. Kryetarët e partive të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, respektivisht Zev dhe Mickoski paralajmërojnë formimin e shumicës parlamentare me 61 deputetë. Zaev thekson se, mundësitë ekzistojnë, ndërkohë që edhe partia e dytë me më shumë deputetë nga zgjedhjet e 15 korrikut është në të njëjtin pozicion.

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut parashikon që Presidenti ka të drejtë që brenda 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit t’i japë mandatin koalicionit që formon shumicën. Ndërkohë që nga dita kur Presidenti jep mandatin koalicionit që formon shumicën, atëherë brenda 20 ditësh është e detyrueshme që koalicioni të paraqesë programin dhe përbërjen e qeverisë, e cila më pas votohet nga Kuvendi me shumicë votash.

Ish-kryeministri, Zoran Zaev thekson se në ditët në vijim do të zhvillohen bisedime në disa nivele dhe pret që për 10 deri 15 ditë do të ketë rezultat nga këto bisedime. Ai shtoi se, do të bisedojë me liderët e partive politike dhe se është i bindur se do të arrijë të formojë qeveri të qëndrueshme dhe të suksesshme me mandat katërvjeçar.

Ndërsa VMRO-DPMNE-ja premtoi se me formimin e qeverisë së re, do të fokusohet në zgjidhjen e problemeve reale që ka Maqedonia e Veriut, mbi të gjitha me situatën e pandemisë dhe anëtarësimin e vendit në BE.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në kontekst të formimit të Qeverisë së re tha se pret të ketë shtet juridik, e cila më shpejtë të bëhet anëtarë e BE-së. Sipas Afrim Gashit nga Alternativa partive ju duhet më shumë kulturë politike dhe vullnet që do t’u shërbejnë qytetarëve.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se bisedimet për formimin e qeverisë së re mund të fillojnë, por se ende nuk ka asgjë konkrete.

Presidenti, Stevo Pendarovski paralajmëroi se do të konsultohet me partitë politike pas konstituimit të Parlamentit, dhe do të japë mandatin për formimin e qeverisë, partive, që do të sigurojnë shumicë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në zgjedhjet e mbajtura më 15 korrik, koalicioni “Mundemi” i kryesuar nga LSDM fitoi 46 deputetë, koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë” i VMRO-DPMNE-së – 44, BDI – 15, koalicioni Aleanca dhe Alternativa – 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 deputet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026