Qeveria greke urdhëron sërish mbylljen e Akropolit. Zbuloni arsyen

17 Korrik 2024 | 22:55

Ministria e Kulturës në Greqi ka urdhëruar mbylljen e Akropolit këtë të mërkurën për disa orë në mes të ditës. Ndërkohë autoritetet paralajmëruan për mot ekstrem në pjesën më të madhe të vendit.

Vendimi për mbylljen e Akropolit vjen ndërsa pjesa jugore e Evropës është goditur nga një valë nxehtësie që shkaktoi rritjen e madhe të  temperaturave.

Meteorologët paralajmëruan se temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe për disa ditë të tjera, të paktën deri të dielën, ndërsa sot dhe nesër pritet që temperaturat të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Gjithashtu zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në mjedise të mbyllura me ajër të kondicionuar, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, si dhe të pijnë ujë rregullisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026