Rregulla të reja për të vizituar Akropolin, Greqia mbron monumentin kulturor

4 Gusht 2023 | 13:28

Qeveria greke ka marrë një seri masash të reja për të mbrojtur monumentin e lashtë të Akropolit, që parashikojnë kufizimin e vizitorëve ditorë të tij.

Kështu, duke filluar nga muaji i ardhshëm në parkun e famshëm arkeologjik të Athinës do të mund të hyjnë vetëm 20 mijë vizitorë në ditë.

Gjithashtu, do të ketë një kufi edhe për numrin e vizitorëve që do të lejohen çdo orë.

Deri më sot kanë qenë rreth 23 mijë persona që kanë vizituar monumentin në nivel ditor, kryesisht nga grupe të mëdha që preferojnë ta vizitojnë atë përpara mesditës.

Ministrja greke e Kulturës, Lina Mendoni deklaroi se masat janë të nevojshme për të parandaluar mbipopullimin e objektit, që është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Në një intervistë radiofonike, ministrja Mendoni tha se, turizmi është i mirëpritur për vendin, por turizmi i tepruar mund të dëmtojë monumentin.

Kufizimet e reja do të përmbushen në bazë të provave duke filluar nga 4 shtatori dhe do të hyjnë përfundimisht në fuqi nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, saktësoi ministrja.

Për vizitat nuk do të ketë një kufi kohor, edhe pse Mendoni tha se njerëzit që vijnë me ture të organizuara, ose nga tragetet, që përbëjnë 50 për qind të numrit ditor të vizitorëve, kalojnë mesatarisht 45 minuta në parkun arkeologjik.

Ai është i hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës, nga e hëna në të diel. Në bazë të rregullave të reja, vetëm një numër i caktuar vizitorësh do të mund të hyjnë atje çdo orë.

Kështu, 3 mijë personave do t’u mundësohet aksesi nga ora 8 deri në 9 të mëngjesit, 2 mijë të tjerëve orën e ardhshme, me shifrat që do të variojnë përgjatë pjesës së mbetur të ditës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026

Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, pak ditë pasi të shpallë zgjedhjet parlamentare....
19:05 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026