“Qeveria ka vjedhur profesionistët e lirë”- Bardhi debat me ministrin e Financave

9 Shtator 2024 | 14:22

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka debatuar ditën e sotme me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, lidhur me kthimin e ligjit për profesionet e lira nga Gjykata Kushtetuese.

Gjatë fjalës së tij Bardhi ka thënë se Qeveria ka vjedhur profesionistët e lirë, duke marrë miliona euro të tyre.

Ai tha gjithashtu se PD do të propozijë një amendament ligjor për t’i kthyer atyre paratë që sipas tij, iu janë grabitur në shkelje të Kushtetutës.

Ndërkohë nga ana tjetër Ministri i Financave Petrit Malaj është shprehur se Qeveria ka vullnetin për t’i kthyer këto para mbrapsht dhe për këtë sipas tij, po ndiqet rruga ligjore.

Pjesë nga debati në Komision:

Gazment Bardhi: Qeveria ka vjedhur profesionistët e lirë. Do të propozojmë amendament ligjor për t’i kthyer parat që ju grabiten në shkelje të Kushtetutës.

Gazment Bardhi – Minstrit të Finacave: Po mbani miliona në xhepa, miliona euro të profesionistëve të lirë. A mund të na thoni pse nuk i ktheni paratë profesionisteve të lirë, që ua morët me dhunë dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

Ministri i  Financave: Qeveria ka vullnetin për t’i kthyer mbrapsht. Por po ndjekim rrugën ligjore. Prandaj i jemi drejtuar Gjyjatës Kushtetuese që të na orientojë se si duhet të veprojmë.

Gazment Bardhi: Nuk ka një praktikë të tillë. Nëqoftëse ka vullnet mjafton një nen në ligj. Meqë ju nuk e bëni, do ta bëjmë ne si ligjvënës. Do të propozojmë një nisëm ligjore për t’i kthyer parat profesionistëve të lirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026