Qeveria rrit rrogën e Presidentit, zbulohet paga mujore e kreut të shtetit
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në një deklaratë për mediat së bashku me kryeministrin Rama tha se është miratuar ligji me anë të cilit do të bëhet rritja e pagave në bazë të hierarkisë.
Ajo tha gjithashtu se në ligjin e miratuar këtë të premte është miratuar edhe një rritje page për Presidentin e Republikës Bajram Begaj, rroga e të cilit ka shkuar 425.000 Lekë.
“Ne sot miratuam ligjin i cili reflekton hierarkinë e re të pagave për institucionet kushtetuese, institucionet e pavarura, ligji cili i hap rrugën Këshillit të Ministrave për ristrukturimin e formulës së pagave në vend. Ishte e nevojshme, kishte kohë që qeveria e mendonte ta bënte një ndërhyrje të tillë.
Duke vazhduar me gjithë logjikën e hierarkisë së pagës, kemi dashur të ketë stimul për t’u rritur në detyrë për shkak të pagës.
Kemi krijuar një sistem i cili jo vetëm na bën kompetetiv me tregun privat, dhe e kam fjalën këtu me ato sektorë që janë të ngjashëm me administratën publike, por edhe brendapërbrenda institucioneve shtetërore.
Elementët specifik të rritjes së pagave do të detajohen me vendime të Këshillit të Ministrave. Në ligjin që sapo miratuam ne kemi miratuar një rritje të qenësishme të pagës së Presidentit të Republikës, niveli i pagës së të cilit shkon 425 mijë lekë dhe po ashtu kemi parashikuar gjithë hierearkinë e gjithë institucioneve të pavarura”,-tha ministrja Ibrahimaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 11:11 Kina: T’i jepet fund ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, u intereson të gjitha palëve
- 11:00 “Filloni t’i thoni lamtumirë”, motra e Ronaldos lajmëron largimin e tij nga kombëtarja pas Kupës së Botës (VIDEO)
- 10:51 Nga krimi i organizuar te hetimet financiare, Braho: Masat e SPAK për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit
- 10:50 Rama: Shqipëria po zhvillon modelin e parë të AI për prokurimet publike, testimi synohet në 2027
- 10:49 “Irani është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
- 10:25 Rama: Protesta ka rëndësinë e vet, por janë mbledhur zemërakët dhe dështakët e Shqipërisë