Rregulluan shtëpinë vetë nga dëmet e tërmetit, dënohen qytetarët
Gjatë vitit 2021 ndërtimet pa leje u rritën me 11 % krahasuar me vitin 2020.
Tendenca në rritje lidhet edhe me faktin se shumë qytetarë kanë qenë të detyruar të ndërhyjnë në banesat e tyre, për shkak të dëmeve që ka lënë pas tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Euronews Albania ka siguruar disa dëshmi të qytetarëve të dënuar nga gjykatat për ndërtim të paligjshëm.
“Banesa ishte dëmtuar nga tërmeti me çarje muresh dhe soletë, kam qenë e detyruar të kryej punime,” – u shpreh një e dënuar.
“Punimet janë diktuar edhe nga dëmtimet e tërmetit të datës 26.11.2019 në banesën time,” – tha një tjetër i dënuar.
“Fillova ndërtimin e një shtëpie në tokën time pasi për shumë kohë jetova me qira. Shtëpinë e vjetër ma ka prishur tërmeti,” – rrëfeu një tjetër qytetar.
Shumica e të dënuarve rezulton se kanë kryer ndërtime në banesat e tyre pa marrë lejen përkatëse ose në tejkalim të lejeve për rikonstruksion dhe punime të brendshme.
Në padijeni të këtyre procedurave ishte dhe një 81-vjeçar në fshatin Ndroq të cilit gjithashtu i ishte dëmtuar shtëpia nga tërmeti.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar për ndërtim të paligjshëm me 4 muaj burg. Por i moshuari nuk u dërgua në qeli, ai e vuajti dënimin me qëndrim në banesën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja
Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën
- 09:16 Evropa kërcënohet nga nxehtësia ekstreme, meteorologët paralajmërojnë për rikthimin e El Niño-s
- 09:06 Vrasja e policit në Maliq, autori ishte kallëzuar 2 ditë më parë nga një çoban. Detaje të reja nga ngjarja
- 09:05 Putin: Është absurde që ne do të sulmojmë NATO-n, Rusia është gati për paqe me Ukrainën
- 08:49 Pezullohet ngarkimi i naftës në Oman pas një sulmi të dyshuar me dron
- 08:37 Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur
- 08:30 Pentagoni shqyrton anulimin e vendosjes së raketave Tomahawk në Gjermani