“Qitja e parë dështoi”- Zbardhet misteri: Pse vrasësit e Reçit hidhnin fishekzjarrë

25 Nëntor 2024 | 09:53

Vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Duka janë tashmë të arrestuar si autorët e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë. Sipas uniformave blu, qitja u krye nga oficeri i policisë gjyqësore në komisariatin nr. 2, Shkëlqim Duka, për një konflikt pronësie që kishte me viktimën.

Ekzekutimi i biznesmenit Eduart Reçi më 13 nëntor ishte paraprirë nga një tentativë e dështuar më 8 nëntor. Zëvendësdrejtori i Krimeve në Tiranë, Erion Ismaili, tha në emisionin “Review” në Euronews Albania se kamerat e sigurisë kishin kapur një person të dyshuar, i cili ndodhej në një shkallë emergjence pranë një hoteli në zonë dhe qëlloi drejt Reçit, i cili ndodhej në oborrin e pallatit të tij.

Megjithatë, qitja e 8 nëntorit nuk rezultoi fatale dhe biznesmeni nuk u godit.
Personi që qëlloi më datë 8 nëntor u pozicionua për 5 ditë rresht në shkallët e hotelit, ku kishte fushëpamje mbi oborrin e viktimës dhe vrasjen mundi ta realizonte më 13 nëntor.

“Pika që mori kthesën ngjarja, ishte analizimi i pamjeve filmike. Nga pamjet filmike ne kemi konstatuar që dinamika e ngjarjes ka filluar më datë 8 nëntor dhe ka vazhduar deri më datë 13, kur është ekzekutuar viktima.

Kur them dinamike, nënkuptoj që personi i dyshuar si qitësi është vendosur në një shkallë metalike, nga ku kishte pamje vizuale mbi oborrin e viktimës.

Ai është pozicionuar aty më datat 8, 9, 10, 12 dhe 13 nëntor. Vetëm më datë 12 nuk e kemi të dokumentuar këtë për shkak se punonjësi i policisë në këtë datë ka qenë në një detyrë tjetër.
Ngjitej në shkallën e emergjencës së hotelit që është ngjitur me pronën e të arrestuarve. Kamerat treguan se në katin e dytë të shkallës vendosej një person i cili pozicionohej me një armë që në dukje është një armë me dylbi”, tha zëvendësdrejtori i krimeve të Tiranës.

Për të krijuar mundësinë e një sulmi të dytë dhe për të nxjerrë Reçin jashtë banesës së tij, autorët përdorën një taktikë të pazakontë: ata hodhën fishekzjarre të fuqishme pranë shtëpisë së tij. Kjo manovër kishte për qëllim të nxirrte biznesmenin në oborr, duke e bërë më të lehtë qëllimin e objektivit nga pozicioni i zgjedhur nga qitësi.

“Ai u vendos për 5 ditë rresht gjatë natës, fillonte në orën 19 dhe vazhdonte deri në orën 23:30. Përdornin dhe një mekanizëm që, për të nxjerrë viktimën në oborr gjatë momentit që pozicionohej, përdornin fishekzjarre në oborrin e viktimës për ta nxjerrë atë në oborr. Kemi pasur një qitje më datë 8 dhe nuk është realizuar, më pas vrasja është realizuar më datë 13. Ka përdorur një armë sportive që i përshtatet dhe pjesa e dylbisë. Armën nuk e kemi gjetur, por kemi gjetur mënyrën si e ka siguruar armën. Kemi të dhëna që do na çojnë shumë shpejt te arma”, tha Ismaili.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026