Kush e vrau biznesmenin Reçi?! Ismaili: Pamjet filmike zbuluan “qitësin” e OPGJ-së!

24 Nëntor 2024 | 21:40

Zëvendës drejtori i krimeve në Tiranë, Erion Ismaili ishte këtë të diel në “Review” në Euronews Albania ku ka folur edhe për ngjarjen që tronditi pak ditë më parë (13.11.2024) Tiranën, ku mbeti i vrarë biznesmeni Eduart Reçi.

Ai u ekzekutua për motive pronësie nga dy vëllezërit Florjan Duka dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit i cili është edhe qitësi, është një oficer i policisë gjyqësore pranë komisariatit numër 2.

“Është marrë njoftimi në drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës për rastin, është ngritur grupi hetimor, janë administruar provat materiale të gjetura në vendngjarje. Janë administruar pamjet filmike përreth vendngjarjes dhe janë bërë veprime të tjera proceduriale dhe operacionale duke u nisur edhe nga profili i viktimës.

I pyetur nëse e kishte menduar që në këtë vrasje do ishte i përfshirë kolegu i tij, zëvendës drejtori i krimeve tha:

“Nuk na e merrte mendja, pavarësisht se e dinim që ishin komshinj. ata kanë pasur konflikte edhe më herët bashkë. Por ky nuk ishte konflikti i vetëm që viktima ka pasur. Pika që mori kthesën ishte analizimi i pamjeve filmike. Nga pamjet filmike në kemi konstatuar që  dinamika ka filluar në datën 8.11.2024 deri më datën 13 kur u ekzekutua viktima.

Kur them dinamika, personi i dyshuar, qitësi është vendosur në një shkallë metalike nga ku kishte pamje vizuale nga oborri i viktimës në datat 8, 9, 10, 12, 13 vetëm datën 11 nuk e kishim të dokumentuar për shkak se punonjësi i policisë ka qenë në detyrë tjetër. Nga kati i dytë i shkallës nga pamjet filmike na ka rezultuar një person i cili pozicionohet me një armë që në dukje është armë me dylbi, në një orar të caktuar gjatë natës nga ora 7 e pasdites deri nga ora 11. Për të nxjerrë viktimën në oborr, hidhnin fishekzjarre”,-tha Ismaili.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026