Qoku: Vetingu nxori 35% të trupës gjyqësore jashtë sistemit
I pyetur se cilat mendon se janë problemet më të mëdha që ka shfaqur procesi i Vetingut në Shqipëri, nënkryetari i KLGJ-së Maksim Qoku tha se ky proces ka nxjerrë jashtë sistemit një trupë të madhe gjyqësore.
“Nuk di të ndaj se si do të procedojë vetingu, mund të them që ka shkaktuar problematikë për sa i përket mungesës së numrit të gjyqtarëve”, tha ai në Now me Erla Mëhillin.
“Duhet të pranojmë faktin që ne kemi humbje edhe për shkak të daljes në pension por edhe të dorëheqjeve. Pra realisht ne nga një numër total prej 408 gjyqtarësh…në momentin që Këshilli i Lartë Gjyqësor është konstituuar, ne kemi gjetur diku te 305 gjyqtarë. Pra gjetëm mungesa, dhe sot që flasim janë 220 plus/minus gjyqtarë”, tha Qoku.
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 118 vota pro ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut më 10 shkurt.
Projektligji nuk ka marrë asnjë votë kundër, ndërsa 4 vogta kanë qenë abstenim 4.
Partia Demokratike vendosi të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut duke marrë në këmbim plotësimin e dy kushteve kryesore të saj, kryerjen e reformës territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore. Vendimi u morr sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.
Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti procesin për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut, një projekt gjigant korruptiv. Para Kuvendit, ai deklaroi se është kundër këtij amendamenti.
Ndërkohë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi votën abstenuese për vete dhe deputetët e LSI lidhur me zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, përveç deputetit Agron Çela që kishte votuar pro.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak