QSUT, trefishohen operacionet, Gjata: kemi mbi 4300 intervente në vit

26 Dhjetor 2024 | 19:11

Numri i ndërhyrjeve kirurgjikale në klinikën e  QSUT ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Shefi i shërbimit të kirurgjisë ne QSUT, Arben Gjata, pohon se operacionet për sëmundjet malinje janë thuajse trefishuar krahasuar me vitet 90 dhe shkak duket se është mënyra e të jetuarit.

“Në fakt ka një trend  rritës. Vjet kemi pasur mbi 4 mijë intervente dhe sivjet jemi mbi 4200-4300 intervente pa përfshirë rcp. Janë rritur shumë grupe patologjish, janë rritur gurët e tëmthit dhe kjo vjen nga mënyra e të ushqyerit, mbipesha, jetesa, por ajo që të shqetëson është se janë rritur shumë patologjitë malinje të traktit tretës. Para viteve 90, nëse Shqipëria kishte 7 raste të reja për 100 mijë banorë në kancerin e zorrës së trashë, tashmë ka arritur, vjet 17-18 raste të reja për 100 mijë banorë”, Arben Gjata, shef i kirurgjisë, QSUT.

Paraqitja në spital në stadet e vonuara të sëmundjes, mbetet një problem për Shqipërinë

Sinkron Arben Gjata, shef I kirurgjisë, QSUT  “ është e rëndësishme të merren masa për diagnostikim në kohë. sepse në bazë të fazës në të cilën kapet edhe përcaktohet shërimi.- vijnë në faza të vona. patologjitë malinje janë mbi moshën 50 vjeç.

Përmirësimi i teknologjive, sipas Gjatës ka çuar në uljen e ditë qëndrimit të pacientevë që kryejnë ndërhyrje.

Sinkron Arben Gjata, shef i kirurgjisë, QSUT  “në vitin 2023 ne kemi arritur në maksimal të interventeve që janë realizuar në shërbim që nga themelimi shërbimit dhe kjo është shoqëruar me ulje të ndjeshme të dite qëndrimit në spital. nëse në 2013 e kishim 5.6 në klinikë, aktualisht është 2.6 qëndrimi në spital.  edhe kjo edhe për arsye të ndërhyrjeve në masë me kirurgji miniinvazive.

QSUT vazhdon të përballojë fluksin më të madh të ndërhyrjeve dhe për faktin se gjysma e pacientëve janë të referuar nga spitalet rajonale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026