Rabiot mbërrin në Milano, francezi përballet me Rowe në ndeshjen ndaj Bolonjës

11 Shtator 2025 | 19:59

Milani ka mirëpritur këtë të enjte përforcimin e tij më të fundit, Adrien Rabiot, i cili mbërriti në aeroportin e Linate rreth orës 10:00 së bashku me portierin Mike Maignan.

Pas mbërritjes, të dy u drejtuan për në qendrën stërvitore të Milanellos, ku Rabiot do të bashkohet me trajnerin Massimiliano Allegri, me të cilin ka ndarë një marrëdhënie të ngushtë gjatë qëndrimit te Juventusi.

Në deklaratën e parë si lojtar i Milanit, mesfushori francez u shpreh për kanalet zyrtare të klubit:

“Përshëndetje tifozë të AC Milan. Jam i lumtur që jam këtu. Mezi pres të dal në fushë me fanellën e AC Milan. Forza Milan!”

Largimi nga Marseille pas konfliktit me Rowe

Transferimi i Rabiot te Milani erdhi pas një konflikti të fortë me shokun e skuadrës Jonathan Rowe në dhomat e zhveshjes pas humbjes së Marseille ndaj Rennes më 15 gusht. Incidenti solli reagim të menjëhershëm nga klubi francez, i cili i përjashtoi të dy nga skuadra dhe i vendosi në listën e transferimeve.

“Olympique de Marseille njofton se Adrien Rabiot dhe Jonathan Rowe janë futur në listën e transferimeve të klubit për shkak të sjelljes së papranueshme në dhomat e zhveshjes,” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Trajneri Roberto De Zerbi dha më shumë detaje për ngjarjen në një konferencë për shtyp:
“Në një vend pune ku dy të punësuar zihen si në një pub anglez, para stafit dhe shokëve të ekipit, nuk mund të mos merren masa. Vendimi për t’i larguar ishte i prerë.”

Milan–Bologna: Rabiot dhe Rowe përballen sërish

Ironikisht, Rabiot dhe Rowe do të përballen sërish këtë të diel në sfidën Milan–Bologna, në “San Siro”. Megjithatë, mesfushori francez pritet të mos e nisë ndeshjen si titullar për shkak të gjendjes jo të mirë fizike, pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje me Francën dhe pak minuta gjatë periudhës me Marseille.

Ai pritet të debutojë gjatë pjesës së dytë me fanellën kuqezi me numrin 12.

View this post on Instagram

 

A post shared by AC Milan (@acmilan)

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026