Radhë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

3 Mars 2025 | 17:52

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar mbrëmjen e së hënës në pikën kufitare të Kapshticës.

Dhjetëra mjete presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë pasur disa ditë pushim lidhur me një festë që shënohet si “E hëna e pastër”.

Emigrantët e kthyer pak ditë më parë në atdhe, ditën e sotme po i drejtohen sërish Greqisë, por numri i lartë i mjeteve ka bërë të krijohet radhë në këtë doganë.

Drejtuesit kanë rreth 1 orë që presin të kalojnë. Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa pala greke më e ngadaltë me vetëm 3 sportele.

Gjatë pasdites së sotme autoritetet tona kanë marrë takime të shumta me homologët e vendit fqinj për të normalizuar këtë situatë të krijuar dhe vetëm rreth 18:00 pala greke ka shtuar një personel me tepër por procedurat vonohen për shkak të fluksit në rritje gjatë orëve të pasdites së sotme.

Në takimin e fundit që policia jonë kufitare ka pasur me atë greke u ka kërkuar fqinjëve të punojnë me procedurë të përshpejtuar për emigrantët shqiptarë të cilët kanë pasaporta dhe karta identiteti greke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026