Kapshtica e mbyllur deri në 4 dhjetor, shoferët: Nuk kemi pasur asnjë informacion, kalimi nga Kakavija kosto e lartë

20 Nëntor 2020 | 06:40

Sipas udhëzimit dhe njoftimit të djeshëm të zëdhënësit që qeverisë greke, Stelios Petsas pika e kalimit kufitar të Kapshticës është mbyllur në orën 06:00 të ditës së sotme.

Kamionët e tonazhit të rëndë janë në radhë të gjata pikërisht prej mbylljes së kësaj pike kufitare.

Xhensil Shkëmbi, korrespondent i Euronews Albania ka pasur një komunikim edhe me drejtues të pikës kufitare dhe nga aty bëhet me dije se ende nuk ka një shkresë zyrtare që të specifikojë nëse kamionët e tonazhit të rëndë, që janë në punë të përditshme për transportimin e mallrave, do të kalojnë apo jo.

Nga një intervistë me Ladi Nallbatin, një shofer kamioni që gjendej aty që prej orës 06:00 mësuam se ata nuk kanë ditur asgjë për këtë mbyllje.

“Ne po bëjmë që në orën 06:00 që jemi këtu në një të ftohtë të hidhur dhe nuk dimë asnjë lloj informacioni në këtë drejtim. Ne punojmë gati 2-3 rrugë në javë, bëjmë transporte të ndryshme. Minimumi duhet të lajmëroheshin shoferat. Pyetëm që dje na thanë nuk ka problem për kamionat,” – u shpreh z. Nallbati.

Sa i përket kalimit nga e vetmja portë e mbetur, pra nga Kakavija, shoferi tha se është e papërballueshme si kosto.

“Ne jemi nga Korça, si mund t’i bie unë anë e mbanë të dal deri në Kakavijë,” – tha shoferi.

Pavarësisht se deri tani ende nuk ka asnjë kamion të tonazhit të rëndë që të ketë ardhur nga toka helene në drejtim të tokës shqiptare, situata mbetet e paqartë dhe i vetmi njoftim zyrtar është ai i zëdhënësit të qeverisë greke, Stelios Petsas.

Burime për Euronews Albania nga autoritetet kufitare bëjnë me dije se mbyllja do të vijojë deri në 4 dhjetor. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Pas Greqisë, edhe Shqipëria konfirmon mbylljen e pikës kufitare të Kapshticës

Situata me COVID-19, Greqia mbyll disa pika kufitare, gjendje e rënduar edhe në RMV dhe Itali

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026