Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, Hungaria avokate e Shqipërisë

16 Qershor 2023 | 11:23

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka vizituar ditën e sotme vendin tonë, ku është pritur me nderime të larta dhe nga vet homologu i tij shqiptar Edi Rama.

Ky i fundit në një konferencë për mediat, theksoi se Hungaria ka qenë një nga avokatet më të zëshme të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nha forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE-së.

“Vizita e kryeministrit të Hungarisë në Tiranë, është vizita e një miku të vjetër dhe të palëkundur të shqiptarëve në të gjitha kohët. Ne kemi hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE. Hungaria e ka mbrojtur vijimësisht pa kushte procesin e integrimit të Shqipërisë dhe të BP në BE. Kjo mbështetje ka qenë e konkretizuar me ekspertizë, të vënë në dispozicion në qeverinë tonë.  Ndajmë ttë njëjtin mendim të Hungarisë për integrimin sa më shpejt të BP. Ndjehem mirë kur dëgjoj nga Hungaria se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu siç ka nevojë BP për BE. Është e rëndësishme që ky zë, ky argument të dëgjohet pa ngurrim nga ana e të gjithë shteteve anëtare. Jam mirënjohës që Orban është shtytësi kryesor i i investimeve hungareze në Shqipëri. Kemi folur për yë sjellë më shumë ekspertizë nga Hungaria dhe shpresoj shumë dhe në turizëm”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026