Rama dërgon ministrat dhe deputetët të verifikojnë çmimet e bizneseve

23 Mars 2022 | 17:26

Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren bashkë me disa ministra për të parë nga afër situatën e çmimeve nëpër biznese. Sot ai vendosi të dërgojë edhe deputetët.

“Me të mbaruar seanca nesër të gjithë deputetët e grupit parlamentar të partisë socialiste do të jenë të gjithë në territor për të komunikuar me njerëzit, por natyrshëm për të ndjekur zbatimin me përpikëri të të gjitha masave”, tha kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Është e paqartë se pse duhet të shkojnë deputetë nëpër biznese aq kohë sa ata nuk kanë asnjë tagër për t’i kontrolluar ato. Deputetët as nuk vendosin dot gjoba, dhe as nuk mbyllin dot biznese.

Sipas Zef Preçit, kontrolli që do të zhvillohet nga ligjvënësit nuk do të ndikojë tek çmimet.

“Unë nuk shikoj ndonjë lidhje midis rolit të ndonjë parlamentari dhe dinamikës së çmimeve në treg”, shprehet Preçi.

Eksperti i ekonomisë sugjeron që qeveria dhe parlamenti të rishikojnë buxhetin që t’i përgjigjen qytetarëve.

Deri më tani Bordi i Administrimit i ngritur nga qeveria i ka vendosur gjobë vetëm dy pikave të tregtimit të karburantit në Tiranë dhe Vlorë për faturime mbi çmimin e përcaktuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026