Rama dhe Bardhi përplasen në distancë për “Xibrakën”
Paraqitja e Olsi Ramës në SPAK për të kërkuar informacion për atë që ka ndodhur me padinë e tij ndaj Gazment Bardhi ka rikthyer debatin dhe përplasjen në distancë mes këtij të fundit dhe kryeministrit, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi sulmoi Olsi Ramën, duke theksuar në disa dalje për këtë çështje, vëllai i kryeministrit ka bërë deklarata kontraverse.
“Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-u është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta! Të thuash që ke përdorur makinën e trafikantëve të drogës, por trafikantët nuk i njeh, është një gënjeshtër banale. Olsi Rama konfirmoi përpara derës së SPAK gjithçka kam denoncuar për të. Deklarimet e tij publike janë e vërteta më e madhe e kësaj çështjeje: “Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantët, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narkomakinën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”. Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM”, tha Bardhi.
Kryeministri Rama reagoi ndaj deklaratës së Bardhit duke theksuar se nuk ka qenë kallëzim por megjithatë SPAK-u e ka rihapur dosjen.
“A ju kujtohet kur thoshte “kallëzim more kallëzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallëzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallëzuar, t’i bënte kallëzim për kallëzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallëzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallëzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehrin e tutorit të ri lart në ballkon”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Këtyre deklaratave të Ramës, Bardhi iu përgjigj sërish në rrjetet social, duke publikuar një letër me firmën e kreut të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:05 Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)