Rama e Ahmetaj inspektojnë nisjen e rindërtimit të shkollave të dëmtuara nga tërmeti
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, inspektuan të enjten nisjen e punimeve për rindërtimin e shkollës “Kastrioti” në Derven të Fushë-Krujës, e para nga seria prej 129 shkollash që pritet të nisin rindërtimin javët e ardhshme.
Kryeministri Rama tha se rindërtimi i ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të japë mundësinë e rritjes së standardeve, ndërsa paralel me to do të vazhdojë edhe infrastruktura shoqëruese.
Mbi 100 kompani pritet të përfshihen në procesin e rindërtimit të shkollave. “Strategjia ka qenë që të mos kishte përqendrime punësh në një apo dy kompani dhe deri në fund të procesit do ketë 100 deri në 130 kompani të vogla, të mesme e të mëdha që do kenë marrë përsipër punë të rindërtimit në shkolla, në infrastrukturë, në ndërtimin e njësive individuale, në ndërtimin e komplekseve urbane,” – u shpreh ministri Ahmetaj.
Ministri tha se të premten pritet nisja e punës edhe për një shkollë në Marikaj dhe për çështje 2-3 javësh pritet të lidhen kontratat edhe për projektet e tjera. Sipas qeverisë “të gjitha pritet të përfundohen brenda këtij viti”.
Tërmeti i 26 nëntorit, me epiqendër 22 kilometër larg Durrësit dhe mangitudë 6.3 të shkallës Richter shkaktoi 51 viktima dhe shpërnguljen e 17 mijë personave.
Në vlerësimin e nevojave pas-fatkeqësisë së tërmetit, hartuar nga qeveria shqiptare, ekspertë të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Kombeve të Bashkuara kanë evidentuar dëmtimin e mbi 96 mijë ndërtesave, 321 prej të cilave ndërtesa arsimore dhe 36 shëndetësore.
Lexoni gjithasthu:
Veliaj premton të nisë pagesat e para për dëmet e tërmetit pas fundit të qershorit
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve