Rama: E drejta e informimit parakusht për zhvillimin e demokracive funksionale

3 Qershor 2024 | 09:55

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, e cila po mbahet në Tiranë. Në fjalën e tij Rama tha se e drejta e informimit është një parakusht për zhvillimin e demokracive funksionale. Shefi i qeverisë vlerësoi përparaimin e bërë nga autoritetet e Shqipërisë në indeksin e transparencës për vitin 2023 dhe njoftoi mbajtjen në qershor të një konference për të drejtën e informimit në Shqipëri.

“Kam një fjalë të gjatë që më është shkruar nga ekipi im, por nuk do ju mërzis me ato detaje që i njihni mirë, thjesht dua të nënvizoj disa pika duke e nisur me një fjalë të urtë të Platonit: “Mund ta falim  lehrtë  një fëmijë që ka frikë nga errësira, tragjedia e mirëfilltë shtë kur të rritur kanë frikë nga drita”. Kjo është sfida si t’i bëjmë të rriturit të mos i tremben dritës, si t’i bëjmë institucionet shteteërore të mos kenë frikë nga drita. Në këtë kontekst dua të shtoj se e drejta për informim nuk është thjesht një instrument demokratik, por një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funskionale. Kam kënaqësi të shoh përparaimin e bvërë nga autoritetet tona në indeksin e transparencës nga zyra e komisionerit për të dejtën e informimi. Ndërkohë jam i vetëdijshëm që ky përparaim thotë shumë për atë prej nga vijmë, por tregon se është e pamjaftueshme aty ku duhet të arrijmë. Ja pse në fund të qershorit do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit, të cilën e kemi parashikuar si një ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve, asaj çfarë shkruhet në ligje dhe asaj çfarë zbatohet”, tha Rama.

Kujtojmë Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit është forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026