Rama flet nga Shkodra për fatin e bashkisë Himarë
Për herë të parë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, kryeministri Rama mblodhi këtë të shtunë në Shkodër të gjithë kryetarët e bashkive të vendit.
Në konferencën me gazetarët Rama theksoi disa nga çështjet kryesore që trajtoi me kryebashkiakët, duke nisur nga mbledhja e taksave e deri tek pastrimi, duke theksuar se duhet një rritje e performancës e pushtetit vendor.
“Nga ana tjetër kemi disa sfida me rëndësi, ndër të cilat kemi sfidën e përafrimit të performancës së njësive të pushtetit vendor me mbështetjen nga qeveria. Kemi sfidën e një mesatareje të arsyeshme të perfomancës në të gjitha bashkitë pasi ka nivele performance të ndryshme”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se krahas një ideje për të ndërhyrë sërish në reformën territoriale që ka nevojë për konsensus politik, duhet që sa më shpejt të ndryshojë niveli i pagave për punonjësit e pushtetit vendor.
“Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive sepse sot bashkitë e Shqipërisë janë të ndara në 5 nivele, duke u bazuar tek numri i banorëve dhe këtyre 5 niveleve u përkojnë edhe nivelet e pagave. Ne do të kalojmë në dy nivele dhe do të bëjmë një rritje të pagave për t’i përafruar mundësitë e shpërblimit të punonjësve në bashkitë e nivelit të dytë me ato të nivelit të pare”, u shpreh Rama.
Në këtë takim ra në sy prezenca e kryebashkiakëve të djathtë që fituan në 14 maj, të cilët theksuan se ishin në takim në interes të qytetarëve që i zgjodhën.
Gjatë konferencës me gazetarët, Rama foli edhe për zgjedhjet e mundshme në bashkinë e Himarës, për të cilat tha se janë një vendimmarrje që i takon Presidentit nëse dënimin për Belerin do e konfirmojë edhe Gjykata e Apelit.
“Do të presim vendimin e Gjykatës së Apelit dhe pastaj do të veprohet sipas ligjit, po duhet t’ju kujtoj se zgjedhjet e reja nuk i shpall Kryeministria, i shpall Presidenti i Republikës kështu që është një proces që do të ndjekë të gjithë procedurën sipas ligjit dhe sipas standardeve demokratike që ka Republika e Shqipërisë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë dhe ligji është i barabartë për të gjithë. Tingëllon cingërisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë një çështje që i takon drejtësisë”, theksoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026