Rama flet për operacionin: Bëra injeksione të forta, prita Sulltanin dhe më pas…

19 Tetor 2024 | 11:07

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka folur në podcastin e kësaj të shtunë në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Teksa bisedonte me të ftuarën e tij, ministren Adea Pirdeni, ai u ndal edhe te ndërhyrja kirurgjikale që bëri pak ditë më parë.

Për arsye shëndetësore, kryeministri Edi Rama thotë se e ka pasur të pamundur të jetë në studiot televizive për të treguar se sa e rëndësishme ishte data 15 tetor, kur Shqipëria dhe BE-ja hapën kapitujt negociues për çështjet themelore.

“Mu desh të kryej një ndërhyrje kirurgjikale dhe të marr rrugët kundër shkencës, komplet, se duhet të qëndroja të paktën 3 ditë pushim, por ishin 3 ditë komplet të pamundura sepse të nesërmen duhet të rrija në këmbë për të pritur sulltanin, që vinte nga Lindja.

Pastaj të nesërmen duhet të merrja rrugët në qendrën e ish-perandorisë hungareze për të takuar mikun tim Viktor Orban, për ta falënderuar për gjithçka bërë Hungaria për këtë shtysë të fundit dhe pastaj duhet të shkonim së bashku dhe të uleshim në atë sofër si të barabartë.

Kjo bëri që nën efektin e disa injeksioneve shumë të forta, që kishin si pasojë qëndrimin pa gjumë për të shmangur dhimbjet, kam shëtitur pas shumë vitesh nëpër ekrane”,-tha Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026