“Rama foli i tmerruar”, Berisha: Asnjë fjalë për “djegësat” apo arratisjen e Ahmetaj

14 Korrik 2023 | 22:28

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për deklaratën e dhënë për mediat të kryeministrit Rama. Ai shkruan se Rama ka folur i tmerruar dhe se ai nuk guxoi ta përmendte as edhe një herë arratisjen e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Më tej berisha thotë se  kryeministri Rama nuk guxoi të shqipërojë një fjalë për djegesat  apo inceneratorët sepse e dinë se ne rast se flakët e tyre përcëlluan Arben Ahmetaj, do të shkrumbojnë dhe kthejnë në hi karrierën e tij politike.

“Edi Rama foli i tmerruar!

I tmerruar dhe në panik nuk shqipëroi as edhe një herë fjalën “djegësa” dhe “arratisje” në fjalimin e tij.

Të dashur miq, Edi Rama pranon me heshtje se qëndron prapa aktit të turpit historik, arratisjes së shekullit së Arben Ahmetaj. Një fjalim të mbushur me mashtrime coprolali për opozitën dhe hipokrizi demagogji për rilindasit e tij hajdutë, me një zë që i dridhej dhe mekej në thellësi, Edi Rama mbajti para shqiptarëve me një fjalim në të cilin përdori çdo fjalë ordineri, përdori çdo ‘unë’ mburraveci frikacak, por nuk guxoi të shqipërojë asnjëherë të vetme arratisjen e zëvendësit të tij Arben Ahmetaj, arratisjen e shekullit, ngjarjen më të turpshme në historinë e shtetit shqiptar, talljen më të madhe me ligjin dhe drejtësinë e një vendi, e cila në vehte përbën dhe krimin më madhor të zëvendësit rilindas hajdut të qeverisë Rama. Edi Rama në fjalën e tij shau me gjuhë ordineri opozitën e cila zbërtheu para shqiptarëve aferën  e tmerrshme të djegsave, si ndërmarrje private të tij. Por ai nuk tha një fjalë të vetme për arratisjen e Arben Ahmetaj nga Shqipëria sepse ai është urdhër-dhënësi i arratisë. Ai nuk përmendi dhe nuk dënoi arratinë e Arben Ahmetaj dhe si një apel për anëtarët e e tjerë të organizatës së tij kriminale, por edhe shteg për veten e tij. Në rast se i kërkon drejtësia duhet ndjekur shembullin e Ahmetaj.

Por në fjalën e tij drejtuar rilindasve hajdutë, Edi Rama nuk shqipëroi as dhe një herë të vetme fjalën incenerator apo djegësa sepse për çdo shqiptar është bërë përfundimisht e qartë se  djegesat jane megafera korruptive e shekullit prej 720 milion eurove, nga e cila Rama dhe qeveria e tij dolën lakuriq si organizatë kriminale e mirëfilltë dhe u qartësua si në dritën e diellit se Zoto dhe Mërtiri nuk janë gjë tjetër veçse të punësuar në ndërmarrjen private të djegsave të Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë. Rama i tmerruar nuk guxoi të shqipërojë një fjalë për djegesat sepse e dinë se ne rast se flakët e tyre përcëlluan Arben Ahmetaj, do të shkrumbojnë dhe kthejnë në hi karrierën e tij politike”,-shkruan Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026